Anulimi i Kuvendit, Basha: Protesta do të bëhet! Deputetët firmosin djegien e mandateve

Report TV 2019-02-20

Views 0

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar sot unanimisht por djegies së mandateve. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së këshillit deputetët po firmosin deklaratën e lënies së mandatit. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha njoftoi se opozita do të jetë nesër në protestën e paralajmëruar përpara kuvendit.

Pavarësisht anulimit të seancës së nesërme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga Kreu i Legjslativit, Gramoz Ruçi, protesta e opozitës do të vijojë. Protesta ishte parashikuar të mbahej gjatë kohë kur qeveria të ishte në kuvend, por anulimi i saj nuk ka ndikuar në axhendën e opozitës.

"28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të eger që ka përjetuar Evropa, shqiptarët do kenë në krah Partinë Demokratike për të vendosur se në Shqipëri s'do ketë kurrë më një regjim diktatorial. Vendit do t'i rikthehen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Parlamenti s'do jetë më strehë e krimit por tempulli i demokracisë. Pas urdhrit të sovranit në protestën më të madhe në Shqipëri, ne vendosëm t'i bindemi.

Përmes një vendimi të paprecedentë ne kemi vendosur të çojmë deri në fund betejën tonë europiane. Ajo derë do hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeverisje të përgjrgjeshme.

Share This Video


Download

  
Report form