TIRANE - Kreu i Shtetit, Ilir Meta çdo ditë e më shumë po del nga statura e Presidentit, duke u bërë udhëheqës i opozitës joparlamentare. Zgjodhi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, për të shkruar gjerë e gjatë se çfarë duhet bërë për të dalë nga situata e rëndë politike dhe jo vetëm, që Meta mendon se është futur Shqipëria. Sulmin e ka ndaj mazhorancës, të cilën e quan një shtet paralel të propagandës dhe PPP-ve (koncensionet nga partneriteti publik-privat).
Ditën e sotme kreu i shtet postoi një foto të takimit të studentëve të dhjetorit me Ramiz Alinë, ku vetë Ilir Meta ishte pjese, dhe për herë të parë ata kërkuan që Shqipëria të jetë pluhraliste. Bëhet fjalë pëe takimin e studentëve të dhjetorit '90, përballjen e tyre të parë me pushtetin komunist, ku presidenti i asaj kohe Ramiz Alia vendosi me dekret të shtyjë me dy muaj zgjedhjet duke i dhënë mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.
Ndryshe nga se është shfaqur, si njeri i "qetësisë dhe dashurisë", afrimi i datës ku pritet të të merret vendimi për shkakrimin ose jo të tij për shkak të dekreteve për zgjedhjet vendore 2019, ka bërë që Meta të fillojë të flasë për revolucione imagjinare.
"Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime! Koha nuk pret! O SOT O KURRË!", shkruan ndër të tjera Meta.