Tiranë - Një shofer 47-vjeçar u arrestua nga policia pas një telefonate të mbërritur në sallën operative nga vetë qytetarët, të cilët thanë se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme në rrugë. Pas njoftimi policia Rrugore ndaloi automjetin në fjalë, dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi në masën 1.31 mg/l. Në tentativë për tu larguar, shoferi i dehur ka goditur edhe makinën e Policisë Rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të auomjeteve.
Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët. Drejtuesi i mjetit në tentativë për t?ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë.