#rtvora #oranews
Policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga një 30 vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
I arrestuari është shtetasi me iniciale D.C. Fillimisht ndalimi i tij u bë për shkak të manovrare të rrezikshme që po bënte në rrugë me makinën e tij.
"Efektivët e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën ?Teodor Keko? një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore" thotë policia.
Më pas nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.
Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/manovra-e-rrezikshme-prangos-te-kerkuarin-vjedhje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp