Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e Lurës. Zjarri ka rënë në fshatin Vlashaj dhe po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka dy ditë që ka rënë.
Deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pisha dhe rrezikohen disa banesa të fshatit Vlashaj të bashkisë së Dibrës.
Banorët dhe njësia administrative e Lurës kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ushtrisë për shkak të terrenit të vështirë dhe pamundësinë për të ndërhyrë dhe për të shuar flakët. Zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit. Zona e Lurës është një nga 'pikat e zeza' për sa i përket bimësisë natyrore, për shkak se në këtë zonë prej vitesh është bërë një masakër me prerjen e drurëve. Zona ende nuk është rikuperuar dhe një zjarr i tillë mundë të përkeqësojë edhe më rëndë situatën .