LEZHË- Një zjarr ka rënë në lagjen Nënë Tereza në afërsi të shkollës 9-vjeçare. Nga flakët rrezikohen disa banesa ndërkohë që zjarri favorizohet nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, por ende nuk ka të dhëna për autorët e zjarrvënies.