Akuzat për kryebashkiakun e Vaut të Dejës/ PD: Javën tjetër do të nxjerrim letrat për Mark Babanin

Report TV 2019-09-14

Views 0

SHKODER-Partia Demokratike do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Mark Babani.

Një fakt i tillë është bërë publik, nga numri dy i PD-së Gazmend Bardhi i cili ishte në Shkodër në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve në degën e PD Shkodër.

Nga ana tjetër Bardhi i pyetur në lidhje me aksionin opozitar është shprehur se protestat do të vijojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama. Ai tha se PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

PD Shkodër, ka zhvilluar procesin e zgjedhjeve të sekretariateve ku janë caktuar 4 sekretar për cështjet organizative ndërkohë që është miratuar edhe bordi i këshilltarëve i cili do të monitorojë dhe adresojë cështje të cilat lidhen me disa fusha të ndryshme.

Partia Demokratike në datë 10 shtator i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi sipas selisë blu dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Share This Video


Download

  
Report form