Shkarkohet nga detyra kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr. 6 në Bushat.
Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin e marrë ditën e sotme, sipas të cilit Hila jo vetëm do shkarkohet por edhe do të ndiqet penalisht. Rama paralajmëron se kush do që do ndjekë shembullin e tij do të ketë të njëjtin fat dhe të vihet përpara drejtësisë.
"Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë", shkruan Rama.