Report TV -Armatimi modern në Papër, hija e grupit të 'Sakatit' pas 15 armëve tek karburanti

Report TV 2019-09-14

Views 2

Megjithëse gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu vendosi të lirojë nga burgu biznesmenin Ilir Beko kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra, hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit për gjetjen e autorëve që posedonin 15 armët moderne të sekuestruara në Papër, janë përqendruar në një grup kriminal të zonës. Informacionet e mbërritura në rrugë operative tregojnë se armatimin dhe municionet e sekuestruara në një bodrum të karburantit ?Eldio Petrol?, dyshohet se i përkasin anëtarëve të grupit, që drejtohet nga një person dhe që në zonën e Elbasanit mban nofkën ?Sakati?.

Hija e këtij grupi shfaqet jo vetëm tek pronësia e këtij armatimi por edhe tek atentati me armë ndaj dy vëllezërve Klevin dhe Aldo Baho. Për momentin ky person ndodhet në burg në Itali, por anëtarët e këtij grupi veprojnë në Elbasan, kryesisht në zonën e Peqinit dhe jo vetëm. Disa nga pjesëtarët e këtij grupi kohët e fundit qëndronin shpesh në ambientet e lokalit dhe hotelit, që është pjesë e karburantit ?Eldio Petrol?, në pronësi të tregtarit të naftës Ilir Beko.

Share This Video


Download

  
Report form