Arrestohet në Komunën e Parisit një anëtar i fisit Lici në Shkodër. Ai është Barush Bregu 33 vjeç, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e të riut që është prangosur mesditën e sotme. Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje.
Gjate aksionit në shtatorin e kaluar në banesën e vëllait të vrarë të Licëve, Fatbardh Lici, është gjetur një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut. Prej 8 vitesh ai është një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogarit të grupit Lici.
Dikur shok me Asmer Bilalin, tashmë i arrestuar si pjesë e grupit 'Bajri', policia thekson se Barush Bregu është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal, pa specifikuar emrin, që Report Tv mësoi se bëhet fjalët për grupin e fisit Lici dhe se është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për ?trafikim të lëndëve narkotike".