Zvarritja e vetingu-t ne polici

RTV KLAN 2019-09-13

Views 3

Tre institucione kryesore nuk përcjellin informacion

Vetingu në radhët e policisë, që u lajmërua se do të nisë në Shtator, vazhdon ende të zvarritet. Shkak për këtë janë bërë tre institucione të rëndësishme në vend, që nuk kanë përcjellë informacion drejt Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, për 45 drejtuesit e parë që po i nënshtrohen vetingut.

?Institucionet që bashkëpunojmë na sjellin vonesa. Jemi në pritje të disa përgjigjeve nga institucionet. Qendra Kombëtare e Biznesit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror?, thotë Ana Kapaj, Kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas Kryetares së Komisionit, gjatë kësaj faze janë shfaqur disa problematika, ndërsa në adresë të tyre kanë ardhur edhe denoncimet e para për punonjësit e policisë.

?Ka nisur hetimi administrativ për 45 subjektet e para që do i nënshtrohen vlerësimit të figurës, aftësive profesionale dhe pasurisë. Problem është se nuk është parashikuar staf shtesë për mbështetje administrative. Po kështu, disa anëtarë të komisionit kanë dhënë dorëheqjen dhe duhet të zëvendësohen. Në adresën tonë elektronike tashmë kanë ardhur denoncimet e para në drejtim të punonjësve të policisë?.

Pas përfundimit të fazës së parë, ku anëtarët e Komisionit të Jashtëm do të përfundojnë vetingun për 300 drejtuesit e lartë, faza e dytë do të kryhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Do të jenë më shumë se 12 mijë efektive që do t?i nënshtrohen vetingut, që pritet të përfundojë në Qershor të 2020-s. Përfshirja e SHÇBA u bë pas ndryshimeve që kërkoi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi sipas tij, kjo do i kursente buxhetit të shtetit mbi 2.6 milionë Dollarë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form