Rama: Vetingu në polici, dinjitet për uniformat blu

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Vettingu në polici për kryeministrin Edi Rama është një proces që veç të tjerash do të ndihmojë punonjësit e policisë të forcojnë dinjitetin e kësaj trupe në raport me qytetarët. Në një forum qytetar për sigurinë të organizuar në Fier kryeministri u jep përgjigje kundërshtareve të Vettingut në radhët e policisë.

Vetë ministri brendshëm Xhafa siguron dhe operacioni forca e ligjit e nisur fundvitin e shkuar do të godas dhe në Fier dhe Lushnje ku pranoi se bandat kriminale janë një problem serioz.

Pjesëmarrja e Ramës dhe Xhafës në forumin qytetar në Fier ishte pjesë e axhendës së qeverisë që këtë fundjave është zhvendosur në këtë qark. Pas mbledhjes së këshillit te ministrave, vetë kryeministri lajmëroi se një vend i rëndësishem i marrë ishte ajo për të shtuar me 36 barna të reja listën e barnave të rimbursueshm mes të cilave dhe herceptinen, ilaçin që përdoren për te sëmurat me kancer gjiri.

Sa i takon qarkut të Fierit, Edi Rama foli për fillimin e punës se shpejti për By passin e Fierit, por dhe aksin Fier-Seman. Rama foli me optimizëm për finalizimin e nje marrëveshje mes kompanisë Banker dhe Byllis Energji e cila ka marr te drejtën e përdorimit te rafinerisë se Aroms. Të tjera vendimi të rëndësishme ishin dhe heqja e TVSH për bashkimet e prodhueseve bujqësor apo miratimin e fondit për mbështetjen e sipermarrjeseve të reja.

Share This Video


Download

  
Report form