Sindikata e Policise: Vendimi per Dajtin, pasiguri ne uniformat blu

RTV KLAN 2019-02-11

Views 9

Dënimi i Dritan Dajtit me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit, për vrasjen e katër efektivëve në 2009-n, nuk është pritur mirë nga Sindikata e Policisë. Për kreun e kësaj Sindikate, ky vendim ka sjellë pasiguri për të gjithë trupën e policisë.

?Ky vendim zhvlerësoi punën e 12 mijë punonjësve të policisë, që po sakrifikojnë çdo ditë për rend dhe siguri, duke dhënë edhe jetën e tyre?.

Fishta ka mbështetur deklaratën e Ministrit Sandër Leshaj një ditë më parë, që e cilësoi vendimi si atentat ndaj drejtësisë, por kërkoi veprim konkrete prej tij.

?Oficerët e policisë dhe sindikata pret që të bëjë padi të drejtpërdrejt të trupit gjykues, që hodhi baltë mbi Policinë e Shtetit. Drejtësia po hedh baltë mbi 264 policët që janë shpallur dëshmor?.

Paraditen e së hënës, Shoqata e Policëve në Lirim ka dalë me një deklaratë përballë Kryeministrisë, pas vendimit për Dritan Dajtin, duke e cilësuar vendimin e gjykatës akt kriminal.

?Vendimi i vrau për herë të dytë 4 dëshmorët që u ekzekutuan nga Dritan Dajti. Policët në detyrë ndihen të pasigurt, familjarët e të vrarë janë të hidhëruar dhe zemëruar.?

Dritan Dajti u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë, e cila e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në Durrës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form