106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon

Report TV 2019-01-13

Views 0

Në 106-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se do të ketë lëvizje në Polici, për përmirësimin e punës. Para drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Policisë, Lleshaj theksoi se policia po sulmohet nga një front tjetër, nga politika.

?Për shkak të natyrës së ndërlikuar të misionit që kryen, jo rrallë herë, Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme. Sigurisht, ajo do të jetë në shënjestër të sulmeve të krimit, për të cilat është e përgatitur dhe e gatshme të përballet dhe të fitojë. Por ka edhe një kategori tjetër sulmesh, kryesisht politike, për të cilat Policia e Shtetit nuk është dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje. Policia duhet të jetë e rreshtuar në front përballë me krimin, ndërsa krahët dhe shpinën e saj duhet dhe do ta mbrojë politika e përgjegjshme, Qeveria, institucionet dhe mbi të gjitha qytetarët, aleatët e saj të përhershëm. ?-tha Lleshaj.

Për grabitjen e armëve në Pashaliman, Ministri i Brendshëm tha se hetimet po bëhen nga policia ushtarake.

?Pashalimani po hetohet nga policia ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen?-tha Lleshaj.

Interesit të gazetarëve nëse operacioni Forca e Ligjit vazhdon, Lleshaj iu përgjigj se: Po.

Për sa i përket protestës së studentëve, Ministri i Brendshem u shpreh se janë vetëm pak persona që po protestojnë dhe se policia nuk po ndërhynë.

Share This Video


Download

  
Report form