#rtvora
Për 6 ditë me radhë akademia e filmit Marubi do të kthehet në kinemanë e preferuar për qytetarët.
Nga e hëna e 16 shtatorit deri të shtunën e 21 shtatorit 2019 do të zhvillohet edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Drejtor i festivalit të filmit, Kujtim Çashku, u shpreh se në këtë edicion do të sillen për herë të parë filma që janë censuruar në vendin e tyre.
Kujtim Çashku: "Jam shumë i lumtur që Shqipëria mbështet festival të kësaj natyre në funksion të ndikimit që mund të ketë në shoqërinë shqiptare për ngritjen e institucioneve demokratike dhe në të njëjtën kohë sjelljen gjithmonë e më pranë të njeriut të ligjit. Kështu që vetvetiu besoj se japim kontribut modest përmes filmave."
Këtë vit, aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë temën: "Injoranca vret".
Kryetari i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit të drejtat e Njeriut në Shqipëri, Robert Wilton, bashkëpunëtor i këtij eventi, theksoi se kjo temë është tepër esenciale në botën e sotme.
Robert Wilton: "Injoranca vret në një mënyrë shumë praktike, shumë bazike. Injoranca sjell më shumë dhunë, urrejtje dhe vdekje."
Në edicionin e 14-të të festivalit nga qindra aplikime janë përzgjedhur 44 produksione nga e gjithë bota.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/festivali-i-filmit-44-produksione-do-shfaqen-ne-akademine-e-filmit-marubi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz