Starton Festivali i Filmit te “Marubi”, personalitete të shumta në ceremoninë hapëse

Ora News Lajme 2015-09-22

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka çelur siparin edicioni i 10 i Festivalit të Filmit për të drejtat e njeriut në akademinë ?Marubi?
Në ceremoninë e hapjes së Festivalit të pranishëm ishin personalitete të medias e politikës shqiptare.
Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i nderit i Festivalit për të Drejtat e Njeriut, Teodor Orlin, rrëfeu rrugëtimin 10-vjeçar sëbashku me Drejtorin Ekzekutiv, Kujtim Çashku.
?Ky është një event special, është 10-vjetori i Festivalit për të Drejtat e Njeriut. Kjo është arritje e madhe.11 vite më parë unë dhe miku im Kujtim Çashku ishim duke biseduar dhe ideja për të sjellë Festivalin në Tiranë na u duk shumë e mirë, kështu që e realizuam.
Është një nder për këtë Festival që këtë vit të jetë nën kujdesin e veçante të Ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Ky 10 vjetor ka shumë rëndësi, pasi është bërë një rrugë e gjatë për të ardhur deri këtu. Faleminderit që na keni mbështetur?.
I pranishëm në aktivitet ishte kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili në kuadër të javës pa makina zgjodhi biçikletën si mjet transporti.
Dita e parë e Festivalit u hap me filmin dokumentar ?Të jetosh në Liri? .


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/starton-festivali-i-filmit-te-marubi-personalitete-te-shumta-ne-ceremonine-hapese/

Share This Video


Download

  
Report form