Report TV - Deputeti i opozitës së re Metës: Kot sa jeni president, nuk i ulët dot palët në dialog!

Report TV 2019-09-09

Views 0

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ju drejtua me disa pyetje presidentit Ilir Meta, pyetje të cilat detyruan kryetarin e komisionit hetimor, Ulsi Manja t'i tërheqë vëmendjen për të ruajtur etikën. Po e bëni çorap këtë vend për 30 vjet - tha deputeti i ri, duke i thënë presidentit se përsakohë nuk i uli dot palët në dialog, do të thotë se atë nuk e merr askush në konsideratë dhe se Presidenti kot sa e ushtron detyrën.

Pyejtjet e deputetit Halit Valteri

Cili nen i kushtetutës jep të drejtën të anuloni datën e zgjedhjeve me një datë tjetër kur të doni pa asnjë argument objektiv

Nuk munda t'i ul palët, ju jeni president i republikës, në rast se nuk arrini dot të ulni palët politike kur keni 30 vjet që e bëni çorap këtë vend ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni

Nëse zgjedhjet do bëheshin më 130 tetor që nuk ka asnjë shans se kanë kaluar afatet, a do t'i quanit legjitime kur PD ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë?

Nuk mungoi në përgjigjen e presidentit Meta edhe ironia për deputetin e ri duke i lënë të kuptuar se ky nivel pyetjesh vjen për faktin që ai nuk ka eksperiencën e duhur parlamentare.

Meta: Së pari përgjigjet i dhashë më parë, por kuptohet që parlamentarizmi është edhe eksperiencë edhe përvojë, ajo që mund t'ju them deputetëve është se kushtetuta ja lejon të drejtën presidentit të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerrë një dekret për shfuqizimin e datës, dhe jo të zgjedhjeve, për të krijuar mundësinë për një datë të re që të ketë zgjedhje. Janë disa presidentë të republikës që kanë vepruar në një mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave për të çtensionuar situatën në zgjedhje. Këtu ka dhe deputetë me eksperiencë që mund t'ia shpjegojnë kujtdo tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS