Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Brahimaj foli në studion e Report Tv për sistemin e fiskalizimit. Ajo tha se në këtë sistem kontrolli do të jetë shumë më efektiv se ai në terren.
"Të gjithë subjekte nga 1 janari do të operojnë me sistemin e ri. Për ne kontrolli nga zyra do të jetë shumë më efektiv se ai në terren. Kontrolli tatimor do të jetë një strukturë shumë më inteligjente se ai që është sot. Kemi planifikuar një sërë trajnimesh. Diferenca mes dy sistemeve do ta ulë koston e të bërit biznes. Çdo biznes i ri do të ketë kosto më të ulëta. Disa prej kasave të cilat do ta suportojnë sistemin e ri ndërsa disa të tjera do të dalin jashtë sistemit. Është menduar edhe për ato subjekte që nuk do arrijnë të përballojnë blerjen e një softueri të ri. Këto thjesht do të adaptohen", tha Brahimaj