Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe shqetësimit të ngritur nga biznesi amerikan ka qenë Banka e Shqipërisë që ka bërë apel që të ndërhyhet për të përmirësuar klimën e të bërit biznes si dhe të përmirësohet konkurrenca.Guveranatori Gent Sejko u shpreh se tashmë është momenti i duhur për të ndërhyrë.Ndërkohë që zhvlerësimin e euros e lidhi me kërkesë-ofertën.
Banka e Shqipërisë bën apel që të ndërmerren reforma për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.
Kjo kërkesë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo biznesi amerikan.
Gent Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare është në një moment që ka nevojë për reforma të mirëfillta strukturore.
Sejko: Në mbyllje, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se momenti pozitiv i ciklit ekonomik duhet të përdoret me qëllim intensifikimin e reformave strukturore, të cilat duhet të nxitin më tej ritmin e rritjes ekonomike dhe të përmirësojnë rezistencën e saj ndaj goditjeve. Në veçanti, këto reforma duhet të synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e eficiencës dhe të konkurrueshmërisë, si dhe zgjerimin e potencialit prodhues të vendit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-kerkon-reforma-te-permiresuar-klimen-e-te-berit-biznes