VLORË- Kryeministri Edi Rama ishte sot Vlorë, ku dhe inspektoi ecurinë e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën. Rama u shpreh se përmes kësaj pamje duke një tjetër Shqipëri e cila përcjell një spektakël nga ana e natyrës.
?Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s?kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin. Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë.? -u shpreh Kryeministri Rama.