Partia Demokratike përmes një deklaratë për shtyp ka publikuar një video ku shihet Lugina e Lumit të Vlorës, ku sipas tyre është shndërruar në Luginën e kanabisit. ''Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri'', është shprehur sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji. Sipas Salianjit 30 përqind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. ''Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës'', ka shtuar më tej Salianji.