Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike publikoi sot pamje filmike me parcela të mbjella me kanabis që sipas saj janë në luginën e Lumit të Vlorës.
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike Ervin Salianji, tha se kjo është dëshmia e mbushjes së vendit me drogës dhe rritjes së biznesit kriminal drejtohet nga ministri i Brendshëm.
Salianji: 30 për qind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës. Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.
Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përveç shumë garancive të tjera, u dha habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre. Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-publik...