Raporti i OSBE/ Cakaj: Opozita u mundua të tjetërsonte qëndrimet për zgjedhjet

Report TV 2019-09-06

Views 0

Dy ditë pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR, për zgjedhjet e 30 qershorit, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për mediat duke thënë se Raporti ka konfirmuar se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishte i rregullt dhe legjitim pavarësisht se kishte disa vërejtje.

Cakaj ka deklaruar se në këtë raport ka patur sigurisht disa problematika të konstatuara por kjo ka ardhur si pasojë e situatës të pa precedentë që ndodhi me zgjedhjet. Ai ka thënë se tashmë ka ardhur koha që të bëhet Reforma Zgjedhore dhe se shpreson që opozita të bëhet pjesë e kësaj reforme.

Ministri i Punëve të jashtëm për opozitën ka patur qëndrim të fortë duke thënë se prej kohësh është munduar të ndikojë negativisht për zgjedhjet lokale në vendin tonë dhe se kjo mund të ndikojë edhe tek hapja e negociatave.

Ndër të tjera në reagimin e tij, Cakaj ka thënë se procesi ishte i rregullt në më shumë se 95% të vendit ndërsa pjesa tjetër ishte negative për shkak të përgatitjes të strukturave përkatëse në bashki të ndryshme. Cakaj theksoi se raporti bëri me dije se raporti i OSBE/ODHIR vinte në dukje dhunën e opozitës ndaj institucioneve dhe rrëmujës që tentoi të bënte para zgjedhjeve ndërsa e krahasonte me vandalizëm.

Share This Video


Download

  
Report form