Raporti i ndërmjetëm i OSBE për zgjedhjet

RTV KLAN 2019-06-14

Views 0

OSBE/ODIHR ka dalë me një raport të ndërmjetëm për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, duke vënë theksin te klima e polarizuar politike dhe dilemat për ecurinë e këtij procesi.

"Zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë po mbahen në kushtet e një ndarjeje të thellë politike mes Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike LSI-së në opozitë. S-ja ka dalë me kandidatë për kryetarë bashkie në të gjitha 61 bashkitë, në 31 prej të cilave ata nuk kanë kundërshtarë. Mjedisi politik mbetet i polarizuar. Diskursi politik është dominuar përgjithësisht nga pyetja nëse mund të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive opozitare kryesore".  

Në raport përmendet edhe vendimi i Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit, si një përpjekje që referuar qëndrimit të Presidentit, ka për qëllim të garantojë pluralizmin.

"Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit Maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 Qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve".

OSBE/ODIHR vë në dukje edhe ankesat e opozitës, që ka vendosur të mos futet në zgjedhje, duke përmendur pretendimet e saj për presionin që po ushtrohet ndaj punonjësve të administratës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form