Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Regimi i Vasilit ka ardhur pak kohë pas deklaratës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Gent Cakaj i cili tha se raporti cilësonte qartë problematikat që kishte sjell opozita me bojkotimin e zgjedhjeve.
Ndërsa për Vasili raporti në fjalë nxirrte në pah se qeveria po shkatërron shtetin.
Më pas Vasli ka theksuar sipas pretendimeve të tij se qeveria aktuale është një zgjatim i krimit të organizuar. Sipas tij ky raport është vula e votimeve më të turpshme të ndodhura në Shqipëri.