Ekspertët e financave vlerësojnë se masa qeveritare për subvencionimin e kontributeve në përgjithësi është e mirë, megjithatë kanë edhe disa vërejtje. Vërejtja kryesore është se masa duhet të jetë vetëm për rrogat deri në 24.000 denarë sepse në këtë kategori futet pjesa më e madhe e ekonomisë gri dhe pagave në zarf. Qeveria pret rritje të pagave mesatare neto nga 1 tetori, kur edhe hyn masa në fuqi.