Kriza politike/ SHBA sjell në Tiranë një tjetër diplomat karriere - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vemendjen drejt Shqipërisë dhe vendeve te tjera të Ballkanit Perëndimor.Pas emërimit të Mathju Palmer si përfaqësues i posaçëm për rajonin , një tjetër zyrtar amerikan duket se eshte angazhuar per situaten ne vendin tone.Drejtori per Europen qendrore dhe jugore ne departamentin e shtetit David Kostelancik viziton Tiranën ku do të takohet me përfaqësues të forcave politike në Shqipëri.Mesohet se diplomati amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e partisë demokrake Lulzim Basha kete te enjten. Por ka pak te dhena mbi axhenden e takimeve te tjera te tij ne kryeqytetin shqiptar.Megjithate Vizita e drejtorit per europen qendrore dhe jugore ne departamentoin amerikan vjen teksa Shqiperia perjeton nje krize politike, dhe nje perplasje te forte institucionale mes presidentit dhe qeverise.Kostelancik është një diplomat karriere. Ai ka qene me pare edhe pjese stafit te ambasades amerikane ne Tirane.Deri pak muaj më parë ai ka qenë zëvendësambasador i Shba në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në departamentin e shtetit marrëdhëniet me Rusinë.Me tej ka shërbyer si drejtor për europën në Byronë Ndërkombëtare kundër narkotikëve ndersa ka qene qene përfaqësues i OSBE në Vjenë si dhe në Nato.

Share This Video


Download

  
Report form