RTV Ora - “Qeveria pengon integrimin”

Ora News Lajme 2019-09-03

Views 0

#rtvora
Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave ka adresuar kritika për qeverinë shqiptare që sipas konfederatës në praktikë po e shtyn integrimin e në BE. I ndodhur në Tiranë zv/sekretari i përgjithshëm tha se me këto ritme papunësie, Shqipëria nuk hyn në BE as për 25 vite. Ndryshe nga ai, konfederata shqiptare ka folur për shtimin e bashkëpunimit me qeverinë

Jo vetëm drejtësia por edhe numri i lartë i papunësisë duket se do ta shtyjë për 25 vite anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I ndodhur në Tiranë përfaqësuesi global i sindikatave adresoi problem konkrete për qeverinë shqiptare në këtë drejtim duke thënë që qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet në praktikë për të mos u bërë pjesë e BE.

Jaan Wien: "Situata e papunësisë në Shqipëri është shumë keq, ka papunësi shumë të lartë, sidomos tek të rinjtë. Nëse vazhdon kështu do t'ju duhet 25 vite të tjera të hyni në BE. Qeveria duket se në praktikë po e pengon vetë integrimin në BE."

Por ndryshe nga përfaqësuesi global i sindikatave, përfaqësuesi shqiptar Kol Nikollaj nuk foli për numër të lart të papunësh por për një bashkëpunim me qeverinë.

Kol Nikollaj: Për të krijuar marrëdhënie partneriteti me qeverinë shqiptare, të cilat nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Me qëllim që të garantojmë një dialog social, efektiv dhe gjithëpërfshirës.

Në të gjithë botën sindikatat e punëtorëve janë gjithmonë kërkuese ndaj qeverisë për plotësimin e kushteve dhe protestat e nxitura prej tyre janë më të mëdhatë në gjithë historinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-pengon-integrimin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form