Korçë, tregtarët kundër fermerëve: Shumica na shet me kile, duam takim me kryetarin

Report TV 2019-09-02

Views 0

Protestës së fermerëve të cilët duan të shesin mallra me pakicë, i janë kundërpërgjigjur tregtarët e tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Ata janë grumbulluar para bashkisë Korçë ku kërkojnë takim me kryetarin Sotiraq Filo. Ata kërkojnë që të tregu i shumicës të mos shesë mallra me pakicë, të ulen taksat dhe tarifat ndaj tyre.

"Sot protesta jon është për shumë arsye. Tregu i shumicës na shet me kile. E bllokuan një javë dhe pastaj filluan sërish të shesin me kile. Ish-tregu po hapet. Një pjesë janë jashtë rregullave. Duam takim me kryetarin. Bëmë takim më herët dhe na tha se do i zgjidhin këto probleme. Nuk i zgjidhën akoma. Në muajin gusht i lamë se thanë se ishin me pushime. Në atë treg nuk po nxjerrim asnjë qindarkë. Shumica të mos shesë më me kile. të ulet taksa dhe tarifa.

Të mbyllet shumica. Se e kanë lënë të lirë. të hapet një rrugë që të na lidhë ne me markatën. Nuk ka shitje fare. ne e marrim mallin dhe ikim.

Të njëjtat probleme kemi të tërë. Në të gjithë botën shitet mall. Si do bëhet si do rrojmë ne", thonë disa nga tregtarët

Share This Video


Download

  
Report form