Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi dymijë hektarë tokë përllogaritet se ndodhen nën ujë në fshatin Podgoria të Korçës ç'ka ka ngritur në protestë fermerët e zonës.
Ata thonë se shkak është bërë mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese dhe kjo situatë u ka shkaktuar dëm tek të mbjellat.
Banori: " Meqënëse nuk pastrohet kolektori i madh, që ky ujë të derdhet në kolektor të madh dhe të shkojë në lumë, ajo punë është bërë përgjysëm".
Të indinjuar nga kjo situatë, fermerët që thonë se janë taksapagues të rregullt, kërkojnë dëmshpërblim pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër përveç tokave bujqësore.
Banori : "Nuk kam marrë asnjë prodhim, po ka me vite , un kam marrë njëher në 91 e pastaj....".
Banori : "Ne kërkojmë ndihmë nga bashkia, ndihmë nga qeveria sepse jemi një fshat i prapambetur, që mund të jemi fshat i madh në republikë edhe nuk ka vënë asnjë lloj ndihmë për vendin tonë".
Ashtu si në zonat e tjera të prekura nga përmbytjet në fillim të shkurtit edhe fermerët e Podgories në Korçë kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se nuk marrin zgjidhjet e kërkuara
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fermereve-ne-korce-i-demtohen-te-mbjellat-duam-kompensim