Teksa pushimet verore po përfundojnë, të parët që kanë çelë dyert e institucioneve të kulturës për të bërë provat e premierave të reja, me të cilat do të prezantohen në këtë sezon të ri artistik para publikut kryeqytetas janë artistët. Shfaqjet teatrore, performancat artistike, festivalet, koncertet edhe ekspozitat personale janë vetëm disa nga aktivitetet e programuara në këtë fillim sezoni.
Dy teatrot, ai Kombëtar edhe ai Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? aktivitetin e tyre artistik për këtë sezon do ta zhvillojnë në ArTurbina.
Regjisori Qëndrim Rijani do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin tetor me ?Xhelatët?, shfaqje për të cilën ka punuar gjatë gjithë verës me artistët dhe ka në qendër dënimet, varjet pa gjyq në Angli, subjekt të cilin regjisori e paralelizon me ngjarjet në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit.
Ndërsa, Teatri Eksperimental do të rikthehet tek publiku në shtator me ?Jul Cezarin? (1599) me regji të Ivica Buljan dhe ?Zogu i zi? me regji të Kiço Londos. Në qendër të shfaqjes janë republikanët, të cilët të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Cezarin, diktatorin e Romës, që kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki, edhe restaurojnë republikën.
Shfaqja ?Zogu i zi?ka në qendër marrëdhënien intime të një 12-vjeçareje me një 41-vjeçar dhe vjen si një autopsi e thellë për shoqërinë tonë, e cila nuk dialogon.
Në skenën e Teatrit Metropol do të ngjitet edicioni i tretë i Festivalit Metrofest, që ka në qendër dramën shqipe.
Ndërsa, në Teatrin e Kukullave vogëlushët do të mund të shohin premierën e re, ?Aladinin?.