#rtvora
Pas Valdrin Pjetrit, Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i dalë nga votimet e 30 qershorit që dorëzon gjurmët e gishtave në policinë shkencore pas akuzave për fshehjen e dënimit jashtë vendit.
Prokuroria e përgjithshme tha se ka administruar shenjat e gishtërinjve të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku. Katër ditë pas kërkesës së dorëzuar zyrtarisht në zyrën e tij kryebashkiaku i Vorës është paraqitur në policinë shkencore dhe ka depozituar shenjat të cilat më pas i janë dorëzuar prokurorisë së përgjithshme.
Sektori i dekriminalizimit ka nisur hetimet lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se i zgjedhuri i PS ka fshehur arrestimin dhe dënimin në Janinë në vitin 2003. Gjurmët e marra nga policia shkencore do ti dërgohen me ane te letër porosisë shtetit grek për të kryer krahasimin me shenjat e Jorgo Totos, për të cilin PD thotë se është i njëjti person me kryebashkiakun.
Ditët e fundit selia blu ka publikuar dokumente dhe foto nga sistemi TIMS të cilat i përkasin Jorgo Totos në letërnjoftim me nr. Z 0148497. Sipas krahasimeve të PD, personi i arrestuar në Greqi është i njëjti me Agim Kajmakun pasi ka numër të njëjtë pasaporte dhe ngjashmëri në foto pavarësisht moshës.
Nga ana tjetër i zgjedhuri i PS në Vorë i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka publikuar fletët e pasaportës me të cilën ka udhëtuar në Greqi vitet e fundit me emrin agim Kajmaku.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit në vitin 2017 prokuroria e përgjithshme krijoi një sektor të posaçëm për hetimin e zyrtarëve që fshehin dënimet e dhëna ndaj tyre brenda apo jashtë vendit.
Gjatë tri viteve të fundit në kuadër të hetimeve të nisura prokuroria ka marrë shenjat e gishtave të më shumë se 50 zyrtarëve në nivel lokal e qendror.
Pak ditë pas dorëzimit të shenjave të gishtave kryebashkiaku i zgjedhur në Shkodër Valdrin Pjetri dha dorëheqjen për shkak të precedentit penal në Itali.
Hetimet për këtë rast por edhe për akuzat e PD ndaj Agim Kajmakut vazhdojnë në pritje të provave nga vendet respektive në Itali dhe Greqi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokuroria-administron-gjurmet-e-gishterinjve-te-agim-kajmakut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz