#rtvora
Trajneri i ri i Vllaznisë, Agim Canaj thotë se e ka pranuar pa kushte drejtimin e klubit shkodran. Në një deklaratë për mediat, ai tha se klubi që do të drejtojë ka nevojë për konsolidim, pasi nuk meriton të luajë në kategrinë e parë.
Agim Canaj: Është një dëshirë e kahershme e imja, asnjëherë nuk i kam thënë "jo" Vllaznisë sa herë ka pasur nevojë. Unë jam ndjerë shumë mirë si trjaner edhe në marrëdhëniet me njerëzit. Edhe kësaj radhe e pranova pa kushte në aspektin profesional. Duhet të konsolidohet sepse Vllaznia nuk e meriton të luajë në këtë kategori, sepse është një perlë e futbollit shqiptar. Pa të superiorja ka ndalur frymën.
Ai tha se objektivi është dalja në kategorinë superiore, pse jo edhe të fitojë kupën.
Agim Canaj: Kemi nevojë për punë, çdo gjë arrihet me punë dhe unë jam i gatshëm të jap të gjithë eksperiencën time, për të arritur objektivin kryesore, daljen në Superligë edhe për të arritur edhe pikën kulmore për të marrë dhe kupën.
Por, për të arritur objekivat, Canaj thotë se duhet rritur buxheti.
Agim Canaj: Duhet shumë punë. Të flasësh për një të ardhme duhen disa piketa, në radhë të parë duhet buxheti. Ne po shohim ekipe ne superiore që kanë buxhet dhe janë të hapur objektivat për titullin kampion.
Tekniku i ri i Vllaznisë tha se nuk ka asnjë kërcënim, ndërsa theksoi se do të bëjë gjënë e duhur për klubin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezantohet-agim-canaj-pranova-pa-kushte-te-drejtoj-vllaznine-objektivi-superiorja
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz