Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ku janë përfshirë një autoambulancë nga qyteti i Peshkopisë dhe dy autovetura, mes tyre një Volksvagen me targë AA 748 IU dhe një tjetër tip Mini Cooper me targë AA 200AP.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Të plagosurit janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi të cilët janë dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë me autoambulancë. Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital me makina të rastit. Report Tv mëson se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.
Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ndërhyrja në mënyrë të gabuar e mjetit tip Volsëagen dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.