Shërbim i përforcuar me ekipe mjekësore gjatë ditëve të festave dhe autoambulancë në sheshet kryesore të qyteteve, për të garantuar shërbim të shpejtë në rast të urgjencave mjekësore dhe më shumë siguri për qytetarët,?- tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një takimi me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës.
Ky takim vjen në kuadër të masave shtesë të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore, pikat kufitare dhe personel ?on call? në rast nevoje.
?Kemi marrë të gjitha masat që natën e ndërrimit të viteve urgjencat mjekësore, ambulancat, njësia e helikopterëve të jenë në gadishmëri për t?iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje. Ndalimi i tregtimit të fishekzjarreve këtë vit pritet të lehtësojë edhe traumat që çdo vit shkaktohen nga fishekzjarret dhe mjetet piroteknike?, tha Manastirliu.
Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës. Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në postacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej (njëra midis Muzeut Kombëtar dhe Hotel ?Tirana International? dhe tjetra para Bankës së Shqipërisë).
Nisur nga rritja e numrit të thirrjeve të urgjencës gjatë ditëve të fundit, janë marrë masa edhe për shtimin e personelit me mjekë dhe infermierë në Njësinë e Koordinimit të Urgjencës Mjekësore, si edhe një ekip shtesë me mjekë dhe infermierë ?on call?.
Sipas urdhërit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t?iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.
Gjatë takimit me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës, Ministrja bëri një falenderim të posaçëm për ekipin mjekësor që do të shërbejë 24/7 në këto ditë festash.