Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar përpara Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekimin Preng Gjini, të cilit iu bë atentat ditën e sotme në urën e Selitës.
Makina e tij shpërtheu në ecje, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai po operohet në bark në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazetari i Report Tv, ka siguruar pamje të njerëzve përpara spitalit, që mendohet se janë të afërm të Preng Gjinit, vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar një vit më parë në Rrëshen.
Edhe pse kjo ishte një ngjarje e cilësuar nga kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi si hakmarrje, nuk kishte efektivë policie përpara spitalit të Traumës. Por dhjetëra persona që me gjasë mund të jenë të afërm të personit që iu bë atentat po qëndrojnë përpara spitalit.