#rtvora
Pas sqarimeve për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK), Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka postuar në faqen e saj zyrtare në facebook një video shpjeguese për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH.
Në këtë sqarim, Ambasada thotë se BKH është njësoj me FBI amerikane e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë në Virxhinia.
Siç shpjegon Ambasada, ligji për SPAK kërkon një komision ndërkombëtar të mbikqyrë përgatitjen e hetuesve të SPAK.
"Në të kaluarën cilido me para dhe pushtet mund të ndikonte në sistemin e gjykatave të tyre. Tani Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta. Zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë" thuhet në videon sqaruese.
Ambasada e SHBA-së nënvizon se prokurorët e posaçëm të Byrosë Konbërtare të Hetimit janë këtu për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shba-hetuesit-e-bkh-se-njesoj-si-fbi-amerikane-hetim-zyrtareve-te-larte
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz