Situata me liqenin e Ohrit nuk është e re. E gjitha kjo erdhi si shkak i neglizhencës së procesit të 11 viteve të pushtetit të kaluar. Kjo i solli dëm statusit të këtij liqeni. Kështu u shpreh Ministri i Diasporës, Edmond Ademi, në programin Happy Day.
Pjesa tjetër e liqenit të Ohrit është edhe ajo e Pogradecit në anën e Shqipërisë, në pyetjen se çfarë do të bëjnë të dyja vendet për avancimin, por edhe njëkohësisht mos çuarjen në pikëpyetje për statusin e këtij liqeni, Ademi u shpreh: ?Të dy shtetet në të ardhmen do të kenë obligim dhe si detyrim për të mbajtur dhe për të promovuar, edhe turizmin, edhe elementët e trashëgimisë kulturore, edhe bukuritë natyrore që ka Ohri.?
Në vitin 1979 si pasojë e sistemit politik, në veçanti pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit mbeti jashtë listës së pasurive botërore të UNESCO-s. Por u deshën plot 40 vite që e njëjta si dhe pjesa e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e listës botërore të UNESCO-s. Për ironi Ohri rrezikon të humbë statusin në UNESCO.
Ndryshe liqeni i Ohrit llogaritet si një ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore.
Tv Klan