RTV Ora – Liqeni i Ohrit pjesë e UNESCO-s

Ora News Lajme 2019-07-30

Views 4

#rtvora
Shpallja e Liqenit të Ohrit pasuri e mbrojtur nga UNESCO ngarkon me më shumë përgjegjësi qeverinë për të zbatuar rregullat dhe parimet e trashëgimisë kulturore. Ministri Klosi deklaroi nga Pogradeci se qeveritë e dy vendeve Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të bëjnë çmos që ky liqen të vazhdojë të jetë i mbrojtur.

Klosi: Është një destinacion, i cili na rrit shumë përgjegjësit për të qenë sa më pranë atyre rregullave që Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka vendosur. Është shumë e rëndësishme të bësh turizëm, por është edhe shumë e rëndësishme të zbatosh edhe rregullat, për të menaxhuar një sajt kaq të bukur natyror.

Ministri shtoi se dy qeverive u del po ashtu detyrë të ngrenë komitete të përbashkëta për të punuar për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e këtij liqeni.

Klosi: Sëbashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut ne jemi për të bërë edhe kritika karshi vetes sonë, për të mos lënë pas dore rregullat e menaxhimit të këtij sajti kaq të bukur botëror tashmë.

Në datën 5 korrik, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shpalli Liqenin e Ohrit Zonë të Mbrojtur pasuri të UNESCO-s.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/liqeni-i-ohrit-pjesw-e-unesco-s
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form