#rtvora
Policia Rrugore e Tiranës ka kapur gjatë javës që lamë pas 26 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa janë pezulluar 111 leje drejtimi.
Policia thotë se kontrollet e shtuara janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësisë mbi normat e lejuara etj.
"Në funksion të detyrave të percaktuara në Planet e Veprimit, janë kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për trafikim të mjeteve motorike.
Janë pezulluar 111 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 42 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 36 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor", sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/parkime-te-gabuara-gara-shpejtesie-gjendje-e-dehurne-nje-jave-kapen-26-shofere
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz