Pas negociatave të përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës me banorët që kundërshtonin lëvizjen, guri prehistorik, i zbuluar disa javë më parë në Xhuxhë të Fanit të Mirditës, është zhvendosur në Muzeun Historik Kombëtar. Zhvendosja e tij është bërë e gjitha në "syrin" e kamerave, për ta dokumentuar këtë moment të rëndësishëm. Transportimi i tij u bë i mundur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Menjëherë pas mbërritjes në këtë institucion guri me vlera historike, u regjistrua në pronësi të Muzeut Kombëtar, ndërsa arkeologët u shprehen se do të nisin punën për konservimin dhe studimi e këtij zbulimi mjaft të rëndësishëm. Objekti me simbole prehistorike konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme nga arkeologët dhe renditet krahas ?simotrave? të zbuluara në vitet ?60-?70 në Xibër të Matit, në Rubik, apo në Lepenicë të Vlorës. Ndërsa arkeologu Rudenc Ruka rrëfen për rëndësinë e këtij zbulimi të ri në vendin tonë.