Ndahet nga jeta mjeshtri i kinematografisë shqiptare, homazhe në Muzeun kombëtar

Report TV 2018-05-11

Views 2

I është dhënë lamtumira e fundit kineastit të mirënjohur Todi Bozo, i cili është ndarë nga jeta mesnatën e kësaj të diele në moshën 84-vjeçare. Gjatë orëve të paradites së sotme, familjarë artisë dhe miq të shumtë të kineastit kanë kryer homazhe, ndërsa rreth orës 14:00 kineasti u përcoll për në banesën e fundit.

Todi Bozo është nga kineastët e parë shqiptar, që themeluan Kinostudion Shqipëria e Re në vitin 1958 pas kthimit nga studimet për kinematografi në Moskë.

Bozo ka qenë i pari kineast i diplomuar në fushën e produksionit të filmit. Filmi i tij i parë ishte ?Furtuna?. Më pas ai u emërua drejtor artistik në filmat ?Debatik?, ?Detyrë e posaçme?, ?Vitet e para?, ?Oshëtimë në bregdet? (1966), ?Ngadhënjim mbi vdekjen, ?Plagë të vjetra?, etj.

Share This Video


Download

  
Report form