SHKODËR- Një person është plagosur me thikë në lagjen Mark Lula në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur Vate Shpati, 38-vjeç.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shpati është plagosur nga dy persona vëllezër me njëri-tjetrin Aleks Martini dhe Luigj Martini, banues në Shkodër.
Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.