Report Tv-Shkodër/ Malazezi përplas me kamion 9-vjeçarin, i mituri në gjendje të rëndë

Report TV 2018-09-21

Views 1

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, në rrugën e Draçinit, ku një kamion ka përplasur një fëmijë 9-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi malazez, me iniciale A. D., 24 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip Volvo.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form