144 shtetas shqiptare iu bashkuan ISIS

RTV KLAN 2019-08-11

Views 1

Një raporti i përgatitur në vitin 2018 nga agjencitë e sigurisë jep një tablo të qartë se sa shtetas shqiptarë luftuan për Shtetin Islamik në zonat e konflikti në Siri dhe Irak. Sipas të dhënave 144 persona nga Shqipëria iu bashkuan ISIS ndër ta 79 meshkuj, 27 femra dhe 38 fëmijë. Në bazë të informacioneve të agjencive të sigurisë 26 shqiptarë dyshohet se humbën jetën në Siri dhe Irak, të gjithë meshkuj.
45 persona nga 144 që kanë qëndruar në zonat e konfliktit janë kthyer në Shqipëri. 30 prej tyre janë burra, 7 gra dhe 8 fëmijë. Në raportin e një viti më pare thuhet se në zonat e konfliktit ndodheshin ende 73 shqiptarë.
Mënyra se si ata trajtohen nuk bëhet publike nga autoritet pasi plani konsiderohet sekret.
Bashkimi i shqiptarëve me grupet terroriste të ISIS apo Al Nusra nisi në vitin 2012. 2014-a shënoi ulje të shtetasve nga Shqipëria që shkonin në zonat e luftës. Kjo për shkak prokuroria dhe policia në atë kohë zhvilloi një aksion ku u arrestua një grup prej 11 personash. Ata propagandonin sheriatin dhe u krijonin mundësi besimtareve myslimanë të cilët donin t?i bashkoheshin kësaj lufte.

Share This Video


Download

  
Report form