Në kuadër të operacioneve për monitorimin e hapësirës detare në Egje, forcat tona Detare kanë shpëtuar jetën e sirianëve që ishin në rrezik për jetën. Bëhet fjalë për 39 fëmijë dhe 16 gra, ishin nisur nga brigjet turke drejt ishullit Kios në Greqi.
Sipas procedurës, anija Oriku njoftoi anijen komandë të misionit, si dhe rojet bregdetare turke e greke. Shpëtimi i 100 emigrantëve sirianë u realizua në 2 operacione të ndryshme.
Gjatë 1 viti në operacionin e NATO-s në Egje, ekuipazhet e Orikut kanë shpëtuar më shumë se 800 emigrantë.