PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri. Numri dy i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se rasti Pjetri ilustron sdhe njëherë se kryeministri është promovuesi më i madh i krimit në Shqipëri. ?Edi Rama e ka ditur që Valdrin Pjetri është dënuar në Itali për trafik droge, por sërish, i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh të veriut të vendit. Heshtja e Edi Ramës tregon se ai e ka ditur këtë fakt, kur e emëroi Drejtor të Hipotekave, kur e emëroi prefekt të Shkodrës, kur e emëroi kandidat për Bashkinë e Shkodrës.? Sipas opozites kryeministri i ka të gjitha mundësitë të verifikoje vërtetësinë e akuzave të ngritura se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar për trafik droge.Edi Rama nuk ka ndërmend të mbajë asnjë përgjegjësi që i ka propozuar shkodranëve për kryebashkiak një trafikant droge, të dënuar në Itali në vitin 2003. Dje, Edi Rama e detyroi Vladrin Pjetrin të gënjente qytetarët e Shkodrës dhe të pohonte se ai nuk ka qenë i arrestuar, i dënuar apo dëbuar për trafik droge. Prej disa ditesh Partia Demokratike ka denoncuar se kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge, por një ditë më parë ai mohoi akuzat.

Share This Video


Download

  
Report form