Prokuroria i tregon PD hapat e hetimit për Valdrin Pjetrin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuror8ia e Pergjithshme i kthen pergjigje partise demokratike ne lidhje me proçedurën e verifikimit të figures se Valdrin Pjetrit, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër.Organi i akuzes thote se ne 5 gusht ka regjistruar kërkesën e PD për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit per dekriminalizimin.Nje dite me pas, shton Prokuroria e Pergjithshme, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të Valdrin Pjetrit prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.Keshtu, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda). Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.Prokuroria e Pergjithshme shton se shume shpejte do i komunikoje selise blu rezultatin e verifikimit.

Share This Video


Download

  
Report form