Gjykata Kushtetuese në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-08-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata Kushtetuese është institucioni me i debatuar ne publik gjate vitit te fundit, ose me sakte mungesa e saj. Por edhe pse janë premtuar disa afate se kur kjo gjykate do te jete funksionale, ende eshte e vështire te përllogaritet sakte dita kur ajo do te jete ne gjendje te shqyrtoje ceshtje te rëndësishme si vlefshmëria e zgjedhjeve lokale, shkarkimi i presidentit apo edhe ndërtimi i Teatrit te ri Kombëtar. Ajo qe dihet me siguri është qe ne shtator ne Gjykatën Kushtetuese do te zgjidhen 4 anëtare te rinj, 2 nga presidenti i republikës Ilir Meta dhe dy nga parlamenti i Shqipërisë. Per këto 4 vakanca Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka kualifikuar gjithsej 6 kandidate te cilët garojnë per me shume se një vend. Edhe pse duket si nje situate e rrezikshme pasi zgjedhja e njërit institucion mund te rrezikoje listën e kandidateve tek institucioni tjetër; mësohet se presidenca e kuvendi do te koordinohen ne mënyre qe te 4 vakancat te plotësohen. Por edhe kjo nuk e zgjidh problemin e funksionimit te Gjykatës Kushtetuese, pasi se bashku me Vitoren Tushen kushtetuesja do te kete 5 anëtare; ndërkohe qe duhen 6 anetare qe ceshtjet te shqyrtohen ne seance plenare. Plotësimi i vendeve te tjera duket nje proces i vështire. 3 vakanca ne kushtetuese duhen plotësuar nga Gjykata e Larte e cila pavarësisht se ka bere disa shpallje deri tani nuk ka aplikuar asnje kandidat. Nje vakance duhet plotësuar nga parlamenti, por te gjithë kandidatet qe kishin shfaqur interes janë skualifikuar gjate verifikimit nga Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi. Per nje vakance qe i përket presidentit aktualisht janë kualifikuar vetëm 2 kandidate ne nje kohe qe ligji kërkon minimalisht 3 garues. Ne keto kushte alarmi per mungesën e Gjykatës Kushtetuese do te vazhdoje te dominoje gjate debatin publik.

Share This Video


Download

  
Report form