VLORË- Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. I plagosuri është 50-vjeçari Dilaver Tozaj nga Selenica, i cili është gjetur nga kalimtarët i plagosur në afërsi të shkollës së Selenicës.
Ai është dërguar me urgjencë me një automjet privat në spitalin rajonal të Vlorës, ndërkohë raportohet se në trup e kanë kapur tre plumba, ndërsa njëri prej plumbave e ka kapur ne kokë.
Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe me anë të një komunikate për mediat njofton se nuk përjashtohet edhe mundësia e një vetëplagosje të mundshme megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.